Ish ministri i Punëve të Brendshme zgjidhet kryetar i Odës së Avokatëve të Maqedonisë


Ish ministri i punëve të brendshme dhe drejtor i doganave të Maqedonisë Ljubomir Mihajllovski Xhango është kryetari i ri i Odës së Avokatëve të Maqedonisë (OAM). Bordi Drejtues i cili u zgjodh mbrëmë, në seancën konstituive unanimisht vendosën që Xhanko të jetë kryetar i OAM-së.

Për të vendosën edhe shumica e delagatëve të Kuvendit Vjetor të 63-të, ndërsa zëvendës të tij u emëruan Jelena Ristiq dhe Besim Rexhepi.

Zgjedhja e bordit të ri së bashku me kryetarin e ri zgjati gati 10 orë, ndërsa morën pjesë 250 delegatë.

Përveç zgjedhjes së kryetarit të ri, OAM shënoi edhe 73 vjetorin e ekzistimit.

Baby Boo