Ish menaxheri i Babastars fiton 500 mijë euro dëmshpërblim nga Dafina Zeqirin, shumën ia dhuron grave të Krushës


Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në favor të ish-menaxherit të njohur, Drin Zatriqi, në kontestin gjyqësorë ndaj këngëtares, Dafina Zeqiri.
Ish-menaxheri i “Babastars” kishte ngritur padi për shpifje dhe fyerje ndaj Dafina Zeqirit, duke kërkuar 500 mijë euro si vlerë për kompensim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur sot në favor të Zatriqit duke aprovuar padinë e tij, ndërkaq shuma e kompenzimit nuk është caktuar akoma. Vlera do të vendoset përmes një ekspertize.

Zatriqi kishte vendosur ta padisë Dafina Zeqirin, pasi kjo e fundit e kishte quajtur si “Hajn, abuzues e kërcënues”.

“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i permende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”, kishte shkruar këngëtarja, në postimin të cilin e kishte fshirë më pas.

Zatriqi i kishte reaguar menjëherë në atë kohë, duke e nxitur atë që të publikojë prova, teksa e kishte paralajmëruar se do të ngre padinë ndaj saj, ashtu siç edhe veproi.

Baby Boo