Ish medresanti Memedi: Mohimi i së drejtës për tu shkolluar është disk*riminim


Nxënëset e medresesë së vajzave “Isa Beu” në Tetovë marshuan nga medreseja deri tek Myftinia e Tetovës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre, për mos njohjen e medresesë si shkollë e mesme nga ana e universiteteve.
E për këtë ka reaguar edhe ish medresanti Orhan Memedi, sipas të cilit ky mohim ti së drejtës paraqet diskr*iminim ndaj medestanëve.

“Mohimi i së drejtës për tu shkolluar në vendin tënd nuk mund të quhet ndryshe përveçse diskriminim. Fakti që nxënësve të Medresesë “Isa Beu” ende ju mohohet e drejta për regjistrim nëpër Universitetet e vendit e bën këtë diskr*iminim të qëllimshëm dhe me tendenca nacionaliste dhe islamofobe. Le t’ja kujtojnë të gjithë ata që me bakllava i presin zyrtarët e pushtetit nëpër zyrat e tyre që kanë vetëm fjalë e aspak zgjidhje.

Protesta e sodit nga motrat tona Medresante të mbajtura në Tetovë është një hap shumë i qëlluar dhe e ka përkrahjen e çdo Medresanti/e. Revolta është shumë e madhe edhe në paralelet e tjera të shtrira në RMV. Pas kësaj le ta dijnë ata manipuluesit se me të ardhmen e vëllezërve dhe motrave tona nuk është mirë të luhet, sepse çdo lu*ftë e nisur me të rinjtë Revolucionarë e kanë epilogun e lexueshëm, ku më mirë e lexojnë funksionarët që ende i kanë mbetur besnik sistemit Komunist”, thotë për Zyrtare.net, Orhan Memedi, ish medresant.

Baby Boo