Ish-kryetari i Qendrës i ka kthyer në arkën e komunës 473.000 euro, por do të gjykohet për shpërdorim


Ish-kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Vlladimir Todoroviq, i cili është i dyshuar për shpërdorim të parave gjatë ndërtimit të urës “Syri”, në kuadër të projektit “Shkupi 2014” ka kthyer 473 mijë euro në xhirollogari të komunës.

Ai së bashku me dy persona tjerë – sekretarin e komunës dhe të punësuarin në Sektorin për tokë ndërtimore, janë paditur për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjegjësisht shpërdorim të buxhetit të komunës.

Gjatë procedurës të cilën e udhëhiqte Policia Financiare, të paditurit janë marrë vesh që të kthejnë paratë dhe me datën 30 qershor 2018, ata paguan në xhirollogari të komunës dëmet që kanë shkaktuar.

Por sot në konferencë për shtyp drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi, tha se paditë penale janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore dhe ata nuk do të amnistohen nga vepra e kryer.

Muaremi tha se përveç për urën “Syri” procedura parahetimore ka edhe për objekte tjera për projektin “Shkupi 2014”.

 

Baby Boo