Ish-kryetari i Kamenicës publikon pamje të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë


Ish-kryetari i Komunë së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka publikuar një video e cila mbanë datën e 7 gushtit të këtij viti ku shihet xhandarmëria serbe duke patrulluar në fshatin Karaçevë e Poshtme.
Pas publikimit të fotografive të kësaj ngjarje dhe videos gjatë javës së kaluar Surdulli ka bërë publike edhe një tjetër video, nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij.
“Ja edhe video nga kamera e shtëpisë ku shihet qartë duke kaluar ushtarët serbë me disa qenë nëpër rrugën e lagjes sonë në Karaçevë të Poshtme të komunës së Kamenicës, më 07.08.2020 rreth orës 18,05.2020” shkruan Surdulli krahas videos.

Ndryshe gjatë javës së kaluar banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës janë shprehur tejet të brengosur për faktin se nëpër parkingun e një restoranti të këtij fshati janë parë dhe filmuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe duke kaluar.
Ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli ka publikuar pamje të reja ku shihen xhandarmëria serbe duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Baby Boo