Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Pançevski nis vuajtjen e dënimit me burg


Drejtori i burgut “Shkupi”, Filip Andonov konfirmoi se prej sot ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski është në burg, ku filloi ta vuajë dënimin me burg prej dy vite e gjysmë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Andonov sqaroi se Pançevski pasi ka pranuar akt udhëzues për vuajtjen e dënimit, me ankesë ka bërë përpjekje që ta shtyjë vuajtjen e dënimit.

Ankesa i ishte refuzuar nga gjykatësit, pas çka ai sot rreth orës 14 vetë është paraqitur për ta vuajtur dënimin.

Pançevski është vendosur në hapësirë për izolim sipas protokolleve për kovid.

Pançevski është dënuar për rastin Akmis, gjegjësisht për kurdisje lëndë te disa gjykatës, si kryetar i gjykatës, në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2016.

Baby Boo