Ish kryeministrit Gruevski sot i shqiptohet aktgjykimi për “Mercedesin”

Gjykata Penale sot të shqiptojë aktgjykimin për ish kryeministrin e Maqedonisë dhe ish liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i akuzuar në rastin “Tank”, për furnizimin e “Mercedesit luksoz”, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

Aktgjykimin do ta publikojë gjykatësja, Dobrilla Kacarska, e cila është kryetare e Këshillit Gjyqësor. PSP-ja për Gruevskin ka kërkuan dënim me burg, që sipas veprës penale parashihet të jetë në kohëzgjatje prej 1 deri në 3 vjet.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.