Ish kryeministri “modest” Gruevski, në vitin 2012 bënte pushimin luksoz në ishujt Sejshelle (VIDEO)


Pas reagimeve të shumta në opinion për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në redaksinë e televizionit NOVA ka arritur një icizim nga një person anonim, e cila paraqitet si ilustrim i demagogjisë së ish-kryeministrit, i cili gjithë kohën paraqitej para publikut si një person modest i dedikuar në punë për të mirën e vendit, transmeton Portalb.mk.

Ky incizim është bërë në vitin 2012 në kohën kur Gruevski, ishte kryeministër i Maqedonisë. Në këtë incizim shihet se si ai qëndron në një kompleks në ishujt Sejshelle, ku sipas informacioneve që i ka siguruar televizioni një natë kushton më shumë se një mijë dollarë. Siç theksojnë nga ky televizion këto incizime e shkelin privatsinë e Gruevskit, por për televizionin janë vetëm fakte për demagogjinë e strategjisë së tij para qytetarëve, të tregohet se si një person i cili është i përqendruar vetëm në punë dhe për kauzën e Maqedonisë, për të cilën dhe ai vetë thotë në statusin e fundit në profilin e tij në Fejsbuk. Qëllimi i publikimit të incizimit është në përputhje me politikën redaktuese të televizioni, që t’i zbulojë dhe t’i demaskojë të gjitha tentimet për demagogji politike qëllimi i së cilës është manipulimi i qytetarëve.

Redaksia e Portalbit vendosi që ta botojë këtë video, për arsyet e lartpërmendura nga kolegët tanë.

Baby Boo