Ish-konkurrenti i “Për’puthen 40+”, dyshohet për vr*asjen e ish-gruas


Emisioni i dashurisë “Për’puthen”, pas popullaritetit që ka marrë me sezonin e dytë, para disa muajsh ka vendosur që të krijojë edhe një format të ri me konkurrentë mbi moshën 40-vjeçare.
Një ndër konkurrentët e formatit “40+” ishte edhe Naumi, i cili së fundmi ka tërhequr vëmendjen pas sherrit me konkurrenten Lindita, të cilën e ofendoi me fjalë ba*nale.

Me vendim të produksionit, ai u përjashtua nga programi, pasi që asnjëra nga konkurrentet nuk ka dëshiruar të dalë më me të.
Burime të medias në Shqipëri, kanë zbuluar se Naumin e shoqëron një hije dyshimi nga martesa e parë.
Ish-bashkëshortja e tij është zhdukur prej dy vitesh në Gjermani dhe njerëzit pranë tij dyshojnë se është vr*arë nga Naumi, duke u nisur nga konfliktet e ndarjes që kanë pasur.

Gjatë asaj kohe, sipas burimeve të mediave, Naumi ishte shprehur se nuk e di ku është ish-bashkëshortja pasi ajo thjesht u largua nga shtëpia.
“Ish-konkurrenti i “Për’puthen 40+” ka qenë personi i fundit që ka folur dhe ka takuar ish-bashkëshorten, kjo është arsyeja që dyshohet për vr*asje, ndonëse nuk ka ende prova për një ak*uzë kundër tij”.

Baby Boo