ISH KOMANDANTËT E UÇK-së NGA SELLCA GODASIN BDI-në (Video)


Ish komandanët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Hazbi Lika dhe Rafiz Haliti, kanë përzgjedhur manifestimin e 18 vjetorit të fillimit të luftës së 2001 në fshatin Sellcë, për të dërguar mesazhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti se janë kundër shuarjes së sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohërit.

Zëvendëskryeministri Lika ka thënë se marrëveshja e Ohërit nuk është impelementuar edhe pse ka patur afat brenda katër vitesh të implementohetm. Lika ka patur vërejtje në përfaqësimin adekuat të shqiptarëve.

Lidhur me shuarjen e sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohërit, Lika ka thënë se në BDI nuk është disktuar edhe përkundër qëndrimeve të Bujar Osmanit se për këtë çështje është biseduar në organet e partisë.Lika, nuk e ka idenë se ëhstë disktuar.

Poashtu me mesazh kundër shuarjes së Sekretariatit për Impelemntimine Marrëveshjes së Ohërit ka dalur edhe Rafiz Haliti. Ai këto komente I ka bërë nga foltorja në manifestimin e “Pranverës së Dinjitetit” në fshatin Sellcë të Tetovës.

Në ndërkohë, në Manifestimin e sotëm në Fshatin Sellcë, munguan ministra, deputet dhe anëtarë të kryesisë qendrore të BDI-së, kur mesazhe se Marrëveshja e Ohërit nuk është implemntuar dërgoi edhe kryetari I SHVLUÇK-së Fazli Veliu.

Manifestimi Pranvera e Dinjitetit shënohet çdo vit në fshatin Sellcë, për të përkujtuar fillimin e luftës së 2001 në Malësinë e Tetovës.Manifestimi I sotëm është përcjellur me program të pasur artistik.

Baby Boo