Ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon lirohet me kusht


Gjatë seancës së parë para gjykatësit në Menhetën, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Tramp, Stiv Benon, u prononcua i pafajshëm dhe u lirua me kaucion, në të cilin janë përfshirë bono prej pesë milionë dollarë, që do të sigurohen në vlerë prej 1,75 milionë dollarë para të gatshme apo pronë e paluajtshme.

Në suaza të lirimit me kusht të Benonit i është ndaluar të udhëtojë me aeroplanë privatë, jahte apo anije pa leje nga gjykata.
Në seancën, e cila ishte zbatuar përmes video-lidhjes, Benoni ka mbajtur maskë, që e hoqi nga fytyra kur u largua nga gjykata që t’i përshëndesë mbështetësit e tij dhe grupin e gazetarëve.

“E gjithë kjo është që të ndalohen njerëzit të cilët duan që muri të ndërtohet”, tha Benoni.
Benoni dhe tre persona të tjerë në mëngjesin e ditës së djeshme u arrestuan për përvetësim të pretenduar të parave në fushën për mbledhjen e mjeteve financiare për ndërtimin e murit midis SHBA-së dhe Meksikës.

Në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se është ngritur akuzë kundër Benonit dhe tre të dyshuarve të tjerë për rolin e tyre për mashtrim të qindra mijëra donatorëve lidhur me fushatën “Ne e ndërtojmë murin”, me vlerë prej 25 milionë dollarë amerikanë.
Sipas akuzës, Benoni ka premtuar se 100 për qind e tatimeve do të përdoren për projektin për ndërtimin e murit, por të akuzuarit së bashku kanë përdorë qindra mijë dollarë në mënyrë që nuk ka qenë në pajtim me atë që organizata ua prezantoi donatorëve.

Baby Boo