Ish kampioni i boksit kthehet në përdorues i rregullt i lëndëve narkotike, Riadi bën apel për ndihmë


Vetëm pak muaj më parë, nëna, vëllezërit e tij emigruan për në Francë dhe e lanë Riadin të jetonte në Shkodër, pasi ata nuk shikonin më asnjë shpresë që ai të shkëputej nga droga. Gjatë gjithë kësaj kohe, Riadi ka qenë i vetëm deri në momentin që takoi gazetarin Senad Nikshiqi, i cili po e ndihmon atë që të lëjë këtë drogë.

Mbrëmjen e sotme Riadi dhe Senadi kanë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku kanë bërë një apel për ndihmë.

Ata kanë rrëfyer se është një mjek në Kotor, Mal të Zi, i cili quhet Majkëll dhe që mund të jetë shpresa për kurimin e Riadit. Ai ka qenë dikur mjek i ushtrisë ruse dhe i ndihmonte ushtarët që përdornin heroinë nëpërmjet një metode të veçantë. Por kjo kurë kushton 5 mijë euro dhe Riadi ka mbledhur vetëm 400 euro, ndaj ai i ka bërë thirrje për ndihmë të gjithë personave që munden.
“Unë kam një muaj që nuk po pi heroinë. Askush nuk e do vdekjen, dua jetën, por që të jesh përdorues i heroinës arrin në një pikë që humb shpresat dhe nuk ke më asnjë njeri pranë, je vetëm. Ndonjëherë mendoj se e vetmja zgjidhje është kjo, që të shkoj në Mal të Zi”, u shpreh ai.

Baby Boo