Ish-i dashuri i partneres e qëlloi me armë zjarri, vri*tet 31- vjeçari shqiptar në Gjermani


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 31-vjeçar shqiptar i Kosovës ka humbur jetën pasi u qëllua me armë nga ish i dashuri i partneres së tij. Ngjarja ka ndodhur në Freiburgu rreth orës 15:00 më datë 7 janar, para një banese në këtë zonë, teksa 31-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Autori i ngjarjes është një 29- vjeçar gjerman i cili shoqërohej nga një i afërm dhe ka shkuar në shtëpinë e ish-të dashurës së tij. Siç raportojnë mediat gjermane, ai ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar, por plumbat kanë kapur 31-vjeçarin shqiptar.

Baby Boo