Ish drejtoresha e Klinikës së Lëkurës, Biljanovska gjobitet me 10 mijë euro


Gjykata penale gjobiti ish drejtoren e klinikës së dermatologjisë Nina Caca Biljanovska me 10.000 euro për bartjen e sëmundjes ngjitëse. Këtë e konfirmoi për Alsat Prokuroria e Shkupit. Drejtorja është dënuar pasi në vend që të shkonte në izolim pasi ishte kthyer nga udhëtimi në Itali, ajo kishte shkuar në punë, pas çka tërë klinika e lëkurës ishte mbyllur. Ajo mund të ankimojë dënimin, por vetëm pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme Sipas të dhënave nga Prokuroria Publike në Shkup, 860 qytetarë kanë marrë dënime gjyqësore, 840 prej tyre pasi nuk e kanë respektuar orën policore kurse 20 persona vetë- izolimin. Kryetari i Prokurorisë së Shkupit, Sasho Rajcev tha për Alsat se shkaku i koronavirusit, puna me lëndë është reduktuar, por kjo nuk ndikon në rastet urgjente, dhe si të tilla janë veprat penale me paraburgim dhe veprat penale gjatë pandemisë.

Baby Boo