Ish-deputeti Pavle Bogoevski ndodhet në izolim


Ish-deputeti Pavle Bogoevski në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se ndodhet në vetizolim, pasi që më herët kishte udhëtuar në Gjermani, shtet me rrezik të mesëm nga coronavirusi.
“Për momentin s’kam simptome”, shkroi Bogoevski duke i uruar ministrit Filipçe dhe ekipit të tij koordinimin dhe reagimin transparent të situatës

Bogoevski thotë se një pjesë e vogël e udhëtarëve kanë ditur për masat posaçërisht për pjesën e vetizolimit dhe rekomandimit për tubime publike.
“Nëse ktheni nga ndonjë nga shtetet me rrezik të lartë apo të mesëm, ua thoni masat udhëtarëve të tjerë”, thotë Bogoevski.

Baby Boo