Ish-deputeti Gani Geci ‘tallet’ me gazetarin Valon Syla: Të ka ardh’ prej Perëndisë!


Ish-deputeti i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci i ka dedikuar një ‘diss’ gazetarit Valon Syla teksa po zhvillonte një video live në Facebook, i cili pak ditë pasi që ai është su*lmuar fizikisht në mes të Prishtinës.
Në bejten e krijuar prej tij pas kërkesës së ndjekësve, Geci shprehet se gjithçka i ka ardhur si dë*nim nga perëndia dhe se mesazhi ka ardhur nga Diaspora.

“Bëja një diss Valon Sylës. Valon Syla o gazetar, mos u ban shumë si magar, mos na i shaj gubetqarët se të rr*ehi si zagar. Këtë e lype prej Ganis e të ka ardhur prej Perendisë! Besoni ose Jo, shumë kush e ka lyp prej Ganis e i ka ardhë prej Perendisë. Atij burri i lumt’ dora, këtë e ke nga Diaspora,”-reciton Gezi.

Sipas mediave të Kosovës, Syla dhe Geci kishin pasur përp*lasje edhe ditë më parë përmes rrjeteve sociale. Gjithçka ka nisur pas një fjalimi të vajzës së tij, deputetes së LDK-së, Marigona Geci, e cila ka folur për vrasjet në Kuvend duke përmendur se mamaja e gazetarit Valon Syla është serbe. Pas fjalimit, Syla është kundërpërgjigjur ashpër duke akuzuar Gani Gecin për dy vr*asje, ndërsa shton se është i dyshuar edhe për të tjera. Debati mes tyre ka vazhduar gjatë, ndërsa pak ditë më parë gazetari u dhu*nua në mes të Prishtinës.

Baby Boo