Ish-deputeti Dokle: 11 muaj mbyllur. Mbi mërzinë, zgjodha sigurinë!


Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan ka 11 muaj, që prej 11 shkurtit të vitit të shkuar që ka shmangur çdo dalje në kafe, restorant apo takime me shumë njerëz. Situatë tejet e mërzitshme, shkruan ai, por mbi të gjitha ka zgjedhur sigurinë.

Po, kjo është e vërteta. Ne 11 muaj asnjë kafe jashtë shtëpisë! Asnjë vajtje në restorant! Asnjë takim, asnjë tubim çfarëdo qoftë! E trishtë? Po, shumë mërzi më ka ngjallur kjo gjendje. Por në mes trishtimit dhe sigurisë kam zgjedhur sigurinë. Për vete dhe për të tjerët. Disa shokë të mi të shkollës e morën me tallje këtë “frikë” timen. Por tani më japin të drejtë. Uroj te më mirëkuptojnë edhe moshatare të tjerë! Pse jo, edhe më të rinjtë!”, shkruan Dokle.

Baby Boo