Ish-deputetes kosovare i humb qeni, shprehet e mërzitur: Nëse dikush e ka parë, më lajmëroni


Ish-deputetja, tani komentatorja politike, Donika Kadaj-Bujupi ka njoftuar se i ka humbur qeni që e mbanin bashkë me familjen. Ajo ka thënë se humbja e qenit të quajtur Lucky ka mërzitur shumë atë, prandaj ka kërkuar që nëse ndokush e sheh ta lajmëroj atë në numrin e telefonit, të cilin e ka shënuar në njoftim.
Kadaj-Bujupi ka shkruar:

Sot na ka humb qeni, Lucky. E kemi prej shume vitesh e na ka merzit shume 🙁 po ma se shumti jemi te shqetsum mos e ka sulmu ndonje qen tjeter ne rruge. Ne jetojme afer spitalit amerikan ne Veternik, por ka mundur me shku edhe ma larg, po ju lus kushdo qe e sheh me na lajmeru ne +38345600037. Fotoja nuk eshte e ktyre ditve, tash eshte i qethur.

Baby Boo