Ish-bashkëshortja e Donald Trump, Ivana pozon për Fadil Berishën


Fadil Berisha është fotograf i modës dhe jeton në qytetin amerikan të New Yorkut.

Fotografi shqiptar dikur ishte fotograf zyrtar i Miss Universe, Miss USa dhe orëve Rolex.

Duke pasur mundësi të fotografoj bukuroshet e botës, ai ka krijuar edhe miqësi të ngushtë me disa personalitete ndërkombëtare.

Një prej tyre është edhe modelja çeke, Ivana Trump, e cila është edhe ish-bashkëshortja e presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump.

Dyshja ka qenë të martuar përgjatë 15 vjetëve 1977-92, ku kanë tre fëmijë, djemtë Donald Trump Jr. dhe Eric Trump si dhe vajzën, Ivanka Trump.

Ajo së fundi ka pozuar edhe para fotografitë tonë, i cili si duket është ndarë i kënaqur me 69-vjeçaren.

“Fotografime të bukura sot me mikeshën time të kamotshme, Ivanka Trump”, ka shkruar ndër të tjerash Berisha në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke pozuar krahas Trumpit.

Mbetet të shihet nëse në ditët në vazhdim do të sjell fotografi të tjera artisti shqiptar. /Telegrafi

Baby Boo