Ish-bashkëshorti vret 33-vjeçaren dhe vëllanë e saj pas prishjes së martesës (Emrat)

Mirditë- Vëlla e motër kanë mbetur të vrarë në derë të shtëpisë së tyre në Kodër rrëshen mbrëmjen e kësaj të marte. Viktimat janë Vladison Filopati dhe Esmeralda Filopati (33 vjeç).

Sigma Doors

Ndërkohë sipas policisë autori i kësaj ngjarje të rëndë është ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Koleci i cili mësohet se sapo ishte kthyer në Shqipëri.

E gjithë kjo ngjarje e rëndë dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së martesës së Esmeralda Filopatiti dhe Fatmir Kolecit.

Fatmir Koleci është shpallur në kërkim nga policia dhe në të gjithë zonën janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.