Ish-ambasadori Bosch: “Nëse ndodh liberalizimi i vizave, meritore për këtë është Vjosa Osmani”


Ish-ambasador i Holandës në Kosovë, Robert Bosch thotë se nëse ndodh liberalizimi i vizave, meritore për këtë është presidentja Vjosa Osmani.

“E di se çfarë doni të thoni se nëse iu liberalizohen vizat meritat i merr ai, e po zyrtarisht kjo është përparsia e të qenit kryeministër, por mendoj se nëse dikush duhet të jetë meritore për këtë është Vjosa Osmani. Ajo ka bërë një punë të mrekullueshme”, tha Bosch. Ai gjithashtu u shpreh se Kosova e ka marrë me seriozitet luftën ndaj korrupsionit mirëpo pavarësisht kësaj, thotë duhet të jemi të hapur për kompromise.

“Gjërat duken njëjtë përveq në aspektin politik që keni një qeveri të re dhe gjëja e mirë e kësaj është se kjo qeveri e ka me seriozitet luftën kundër korrupsionit, por, nganjeherë pavarësisht kësaj mendoj se duhet të jeni më të hapur për të bërë kompromise për gjëra që edhe nuk i doni, kështu është jeta”, tha ai.

Baby Boo