Ish-ambasadori amerikan tregon njeriun e vetëm që mund të arrijë zgjidhje mes Kosovës e Serbisë


Ish-ambasadori Amerika në Serbi Wlliam Montgomery, ka folur pë një marrëveshje të mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai është shprehur pesimist për arritjen e një marrëveshje mirëpo ka sipas tij është vetëm një person që në rajon që ka fuqi për ta arritur një zgjidhje është presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vucic.

Në një intervistë për ‘Tanjug’, ish-ambasadori amerikan tha se vetëm një person në rajon ka forcën dhe dëshirën për të arritur një zgjidhje të mirë, e sipas tij, ai është presidenti serb Aleksandar Vucic.

“Presidenti juaj është një lider i fortë që e kupton shumë mirë politikën ndërkombëtare dhe ai është personi i vetëm në rajon që ka forcën dhe dëshirën për të arritur një zgjidhje të mirë për këtë problem. Pyetja është nëse forcat ndërkombëtare dhe ndarjet e brendshme kosovare-shqiptare do ta lejojnë atë. “Unë jam pesimist”, tha Montgomery për Tanjug, transmeton Gazeta Metro.

Ndërsa ai ka folur edhe për ndikimin amerikan në arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

I pyetur se si e sheh rolin e Shteteve të Bashkuara në procesin e arritjes së një zgjidhje përfundimtare dhe nëse Shtëpia e Bardhë do të bashkëpunojë me Brukselin, dhe nëse mund të priten disa nisma të pavarura nga Shtëpia e Bardhë, Montgomery tha: “Faleminderit Zot, aktualisht Administrata amerikane do të pranojë marrëveshjen që Lajçak do të arrijë “.

Ai theksoj se duhet të merret parasysh se komuniteti i politikës së jashtme amerikane mbështet fuqimisht shqiptarët e Kosovës dhe do të bëjë gjithçka që të parandalojë çdo marrëveshje të keqe mes dy vendeve.

Baby Boo