Isen Shabani kryetar i komunës së Vrapçishtit në katër vitet e ardhshme


Isen Shabani do të jetë kryetar i komunës së Vrapçishtit në katër vitet e ardhshme.
Shabani fitoi komunën me mbi 400 vota diferencë
kundër oponentit të tij Nebi Rexhepi.

“Jemi duke festuar nga ky moment fitoren tonë në Vrapçisht, me një diferencë prej 400 votasj nga oponenti ynë. Kemi ardhur në Gostivar për të festur së bashku fitoren me mikun tim Arben Taravarin, që do të punojmë bashk për katër vitet e ardhshmr për qytetarët tonë. Faleminderit gjithë qytetarëve që hodhën votën e tyre për ne”, ka thënë Shabani nga Gostivari

Shabani i cilësoi këto zgjedhje si të lira dhe demokratike dhe që qytetarët vendosën për ndryshim.

Baby Boo