Isa Mustafa: “S’ishte vetëm Kurti, edhe ndaj meje ka pasur veprime për atentat”


Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se jo vetëm ndaj kryeministrit Albin Kurti, u planifikua atentat. Mustafa tha se ndaj tij pati veprime për antentat. Ai tha se disa herë ishte sulmuar nga militantët e Vetëvendosjes. Madje ish-kryeministri i Kosovës i përmendi disa raste kur ai ishte sulmuar me bomba molotovi dhe me gurë.

“Ka pasur edhe veprime për atentat siç është gjuajtja e shtëpisë time me bomba molotov nga VV, tentimi të gjuhet makina ime zyrtare nga militantët e VV-së me iriq të hekurt, gjuajtja me gurë e makinës time, por duke e qëlluar makinën e përcjelljes policore në një natë në kthim nga Suhareka. Të gjitha këto i dinë organet e drejtësisë”- tha Mustafa.

Baby Boo