Isa Mustafa: Nuk ka favorit për kryetar të LDK-së


Kryetari në detyrë i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, është shprehur se deri më tani nuk ka favorit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie.
Ai ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar për mbajten e procesit zgjedhor në LDK.Ndërkaq, sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ka thënë se Kuvendi ku do të zgjidhet kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mbahet më 14 mars.

“Në takimin e sotëm është caktuar një datë për ta thirrur Kuvendin për kryetarin e ri të LDK-së. Është diskutuar edhe për trupat tjerë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Më 14 mars, synojmë ta mbajmë këtë mbledhje”, është shprehur ai.

Baby Boo