Isa Mustafa: Albin Kurtit të mos i lejohet kurrë kandidimi, jo veç për 3 vjet


Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se Albin Kurti e deputetët e tjerë që kanë shkelur ligjin, nuk duhet t’ju lejohet kurrë kandidimi, e jo vetëm për 3 vjet.
Sipas Mustafës, s’mund të jesh në krye të legjislativit e të sjellësh ligje, kur veç i shkel ato.

‘’Çdo njëri prej nesh duhet ta respektojë Ligjin. Nuk shoh asnjë mundësi që dikush të jetë në krye të listës nëse ligji nuk e lejon atë. Nuk duhet të lejojmë në Kosovë që dikush të bëhet përfaqësues i legjislativit dikë që ka shkelur ligjin. Sepse të sjellësh ligje, e të shkelësh ligje, nuk shkojnë bashkë. Nuk është mirë të jenë fare deputetë ata që e kanë shkel ligjin. Kurti të sillet sikurse cdo qytetar tjetër i Kosovës’’, ka thënë Mustafa në një debat.

Për propozimin e Vjosa Osmanit për Valdete Dakën, e cila mbronë intereset e PANit e jo të shtetit, ai ka thënë:

Baby Boo