Irronizojnē Kryeministrin, Rama fotografon nudo Berishën!



Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet dhe ironitë ndaj kundërshtarëve politikë. Dje shefi i qeverisë publikoi një fotomontazh në “Instagram” teksa shfaqet në rolin e Davidit, ndërsa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ishin të impresionuar përballë kryeveprës së Mikelanxhelos.

Krahas fotos, kryeministri ka sfiduar hapur faqen e njohur të memeve “Brryli brodway”, e cila mesa duket është e preferuara e tij.

“Ej Brryli Broadway ça bohet kshu nga doli kjo”, shkroi Rama në postin e djeshëm. Por i menjëhërshëm ka qenë reagimi i faqes, e cila replikoi me shefin e qeverisë duke shkruar: “Ça ka ky me ne mer vlla se na e boni fiksim? Ktij ka fillu me ju duk sikur i bo Brryli te gjitha fotoshopet”.

Baby Boo