Ironizon Kurti: Sa më shumë qeveritarë në Washington, Kosova më mirë i ka punët me Covid-19

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka thënë se shkuarja e një pjese të kabinetit qeveritar në Washington mund ta përmirësojë situatën me Covid-19.

Kurti në konferencën e thirrur për media lidhur me takimin në Shtëpinë e Bardhë ka ironizuar duke thënë poashtu se i ka ngelur merak që nuk e morën edhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton Gazeta Express.

“Pasi 1/3 e kabinetit qeveritar ka shkuar në Washington, edhe përmirësohet ca situata me menaxhimin e Covid-19. Sa më shumë prej tyre në Kosovë aq më keq për Kosovën, mbase mund të na ngelet pak marak që nuk e morën edhe ministrin e Shëndetësisë me vete” , ka thënë Kurti.

Baby Boo