Irfan Buçi: “Ta ndalim hajninë…në doganë”


Zëvendësdrejtori i Doganva të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Irfan Buçi, në rrjetin social Facebook shkruan se nuk do të ketë vend për doganierë që bëjnë hajni dhe vjedhje në doganë. Buçi shkruan se lufta kundër atyre që bënë dëm në shoqëri nuk do të ndalet kurrë.

“Nuk do të ketë vend për doganierë që bëjnë hajni dhe vjedhje në doganë. Lufta kundër këtyre që bëjnë dëm në shoqëri nuk do të ndalet kurrë…..

Denoncimi është i domosdoshëm për të ndaluar këtë dukuri të keqe. Ju lutem, për çdo keqpërdorim të detyrës në doganë nga punonjësit doganorë lajmëroni në numrin kujdestarë 197 ose në Polici 192, shkruan zëvendësdrejtori i Doganave, Irfan Buçi.

Baby Boo