Irani “shpik” pajisjen që zbulon koronavirusin 100 metra larg: Nuk ua japim amerikanëve


Irani prezantoi një pajisje këtë javë për të cilën pretendon se mund të zbulojë rastet me koronavirus nga rreth 100 metra larg.

Sipas medieve të huaja, shefi i Gardës Revolucionare iraniane, Hossein Salami u mburr se “shkencëtarët vendas” kishin shpikur pajisjen “më të mirë” për të zbuluar rastet e virusit “nga distanca” pa pasur nevojë për një test gjaku.

Se si do të funksionoje kjo është e paqartë, por mediat iraniane pretenduan se pajisja kishte një shkallë të saktësisë ’80 për qind’ dhe përfundimisht mund të adaptohej për ‘zbulimin e të gjitha llojeve të viruseve’.
Mediat shkruajnë se pajisja ishte një ‘instrument i jashtëzakonshëm dhe unik’ i zhvilluar nga ‘shkencëtarët vendas’. Salami pretendoi se ‘dhjetëra vende’ kishin kontaktuar Iranin me qëllim që të kishin këtë pajisje.

Sidoqoftë, pajisjet “nuk do të ndaheshin me amerikanët derisa të hiqen të gjitha sanksionet”, paralajmëroi ai, sipas uebfaqes Al-Monitor. E gjitha në fakt duket si propagandë e regjimit, pasi Irani është ndër vendet më të goditura dhe që ka kërkuar mbështetje urgjente nga FMN.

Baby Boo