Irani regjistron 88 viktima të koronavirusit për 24 orë


Republika Islamike e Iranit ka shënuar më pak viktima të koronavirusit se një ditë më parë. Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet nga virusi vdiqën 88 persona, ndërsa dje ishin shënuar 91 viktima.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, tha gjatë një konference për gazetarë se përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 1,297 raste të reja të infektimeve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 në këtë shtet shkoi në 84,802, raporton agjencia e lajmeve Tasnim.

Numri i përgjithshëm i viktimave në vendin më të goditur nga virusi në Lindjen e Mesme ka shkuar në 5,297, njoftoi ky zëdhënës.

Deri më tani, 60,965 persona të infektuar janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, kurse 3,357 pacientë ndodhen në gjendje kritike.

Baby Boo