Irani nis sulmin me dronë, reagon Netanyahu: Do të mbrohemi, Izraeli është i fortë


Izraeli ka lëshuar alarmin pasi nisjes së sulmit nga ana e Iranit.

“Qytetarët izraelitë, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli, është duke u përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është e fortë”.

Kështu deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një fjalim drejtuar popullit.

Ai ka shtuar më tej: “Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Vlerësojmë faktin që SHBA qëndron pranë Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera. Kushdo që dëmton ne, do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me ftohtësi dhe vendosmëri”.

Baby Boo