Irani kryen sulme kibernetike ndaj laboratorëve që punojnë për vaksinën kundër koronavirusit


Sulmet e tentuara ndaj kompanive izraelite dështuan të shkaktojnë dëm në procesin e zhvillimit të vaksinës, shtohet se cak nuk ishte vjedhja e informacionit por vetëm dëmtimi. Sulmi ndaj institucioneve hulumtuese nuk ishte i vetmi pasi në Izrael janë raportuar nga zyrtarë të inteligjencës, megjithëse ata i përshkruan këto tentime si “të mjera”.

Një sulm kibernetik i koordinuar mbylli qindra ueb faqe në Izrael javën e kaluar, qendra hulumtuese që punojnë rreth një vaksine për koronavirusin e ri ishin shënjestruar gjithashtu nga sulmi kibernetik, raportoi Channel 12 të hënën.

Sulme kibernetike ishin raportuar edhe në qendra tjera studimi përreth botës, përfshi në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Për disa sulme janë fajësuar Rusia dhe Kina.

Aspekte të rëndësishme të përpjekjeve të zhvillimit të vaksinës për koronavirusin e ri janë të ndërlidhura dhe të ndjeshme ndaj sulmeve të llojllojshme kibernetike, kreu i Drejtorisë Kombëtare të Kibernetikës, Yigal Unna, kishte paralajmëruar në muajin prill.

Kompania e sigurisë Checkpoint Software Technologies shpjegoi se sulmet lidhur me koronavirusin janë shtuar në Izrael dhe në botë me 20 mijë sulme çdo ditë, me gjithë me numrin në rënie të sulmeve kibernetike paksa.

Deri të enjten nuk kishte indikacione se Irani qëndronte pas sulmeve ndaj faqeve izraelite. Sipas Checkpoint, sulmi ishte kryer nga nëntë sulmues që operonin që nga prilli. Këto profile duket se kanë lidhje në Turqi, Afrikë veriore dhe në Rripin e Gazës. “Kjo nuk do të thotë se nuk ka të tjerë, por nuk dimë mjaftueshëm për të konfirmuar një operacion të Iranit në këtë fazë” tha ai.

Sulmet erdhën pasi ishte raportuar se Irani kishte cak sistemet e ujësjellësit në prill, derisa supozohej se Izrael ishte kundërpërgjigjur me sulmet e veta kibernetike ndaj portit Shahid Rajae në Iran, që gjendet afër Ngushticës së Hormuzit.

Sulmi i pretenduar ndaj sistemit të ujësjellësit të Izraelit ka ndodhur me 24 prill. Sulmi kishte shkaktuar që një pompë të ndërpriste punën në sistemin komunal të ujësjellësit rajonal të Sharon. Puna kishte vazhduar më pas, por ishte shënuar si ngjarje e jashtëzakonshme, sipas gazetës amerikane The New York Times.

Zyrtarët izraelitë kishin zbuluar se malware kishte origjinën nga njësitet ofensive të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Sulmi dhe kualiteti i tij ishte përshkruar si “i mjerë” nga zyrtarë të inteligjencës, kishte raportuar The New York Times.

Baby Boo