IPSH: Hapen 4 pika të reja vaksinimi në Shkup


Në kuadër të IPSH Shtëpia e shëndetit Shkup krahas pikave ekzistuese të vaksinimit Bukuresht, Jane Sandanski, Çair dhe Shuto Orizarë, nga sot, e mërkurë 11.08.2021, kanë filluar me punë edhe katër pika të vaksinimit edhe atë në Poliklinikën Bit Pazar, Çento, Draçevë dhe Gjorçe Petrov.

Pranimi i qytetarëve për vaksinim në Poliklinikën Bit Pazar do të filloj nga ora 8 deri në orën 20, ndërsa në Poliklinikën Çento, Draçevë dhe Gjorçe Petrov nga ora 8 deri në orën 14.30.
Vaksinimi bëhet pa termin të caktuar, ndërsa qytetarët me vete duhet të kenë vetëm dokument të identifikimit personal.

Me qëllim që të mundim pandeminë, Nga ky institucion ftojnë qytetarët për mbështetje në këtë proces dhe njëkohësisht ftojnë të gjithë ata të cilët nuk janë vaksinuar të bëjnë një gjë të tillë në poliklinikën më të afërt.

Baby Boo