IPE: Përbërja e re e Kuvendit sa më shpejtë të jetë e mundur t’i kthehet Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi


Përbërja e ardhshme parlamentare sa është e mundur më shpejtë duhet t’i kthehet Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, i cili u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, thonë nga Instituti për politikë evropiane, i cili së bashku me Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme sot e prezantoi raportin e Agjencisë evropiane për të drejtat themelore, e cila përfshin vendin për herë të parë.
Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për politikë evropian, thotë se ligji për mbrojtje nga diskriminimi është ligj i cili na duhet neve si vend.

“Asnjëherë nuk e shohim ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi vetëm si kërkesë e Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, është kriter për direktivat e BE-së. Pra, nuk është një e drejtë e butë, nuk është aspekt i harmonizimit të disa dispozitave me praktikat, por është nevojë që të jeni në gjendje të përmbushni kriteret në Kapitullin 19, politikën sociale dhe Kapitulli 23”, shpjegon Kacarska.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov shprehi keqardhje që një ligj i tillë i rëndësishëm nuk është në fuqi, por thotë se me angazhim politik do të bëhet menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, ky ligj sërish të miratohet.

“Edhe para miratimit të Ligjit për antidiskriminimin, Holanda ishte e interesuar për këtë çështje dhe në një nga konferencat para disa javësh bisedova me ambasadorin holandez, i cili përsëri bëri pyetjen. Përgjigja jonë ishte si më poshtë – shprehim keqardhje që një ligj i tillë i rëndësishëm nuk është në fuqi. Si Ministri e Punëve të Jashtme dhe Qeveria, ne nuk mund t’i interpretojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë eksplicite. Ne kemi treguar që ka mbrojtje ligjore përmes zbatimit të drejtpërdrejtë të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut dhe Konventës së Stambollit, megjithatë u zotuam për angazhim të tillë politik menjëherë pas konstituimit të Kuvendit që ligji i tillë të miratohet përsëri”, tha Dimitrov.

Avokati i Popullit, si institucion, propozon që komisioni që do të themelohet me këtë ligj të zgjidhet me të njëjtin parim si Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit.
Raporti i Agjencisë Evropian për të drejta themelore u publikua më 11 qershor edhe krahas vendeve anëtare të Unionit dhe Britanisë së Madhe, i përfshinë edhe shtetin tonë dhe Serbinë fqinje.

Baby Boo