Inxhinierët ndërtojnë robotin për të mos i lënë të moshuarit të rrëzohen


Inxhinierët kanë ndërtuar një robot të posaçëm për të ndihmuar të moshuarit që të mos lëndohen gjatë një rënie.

I njohur zyrtarisht si “Asistent i balancës së robotëve celularë”, dhe joformalisht si MRBA ose “Mr. Bah”, pajisja është mjet i motorizuar me një një parzmore të bashkangjitur.

Roboti mund të ndjek një të moshuar përreth, derisa ata e kalojnë ditën të mbështjellur me parzmoren në ijë, ngjitur karriges.

Pajisja është plot me sensorë dhe kur zbulon lëvizjet që lidhen me rënien, shtrëngon parzmoren për ta mbajtur pacientin në këmbë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rëniet janë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve nga lëndimet aksidentale ose të paqëllimshme në mbarë botën.

Në Singapor, ku u ndërtua “Mr.Bah”, rëniet përbëjnë 40 për qind të vdekjeve të lidhura me lëndimet.

Baby Boo