Investitori i fabrikës së gomave në Zhelinë: Fatmirin e falenderojë pa fund, komunën e kam pas si shtëpinë time


Fabrika e re në Zhelinë t; cil;n dje kryeministri Zaev bashkë me investorin hodhën gurrëthemelin,  ka shkaktuar përplasje nga kryetari aktual dhe ish kryetari i komunës së Zhelinës se kush i ka meritat më të mëdhaja për këto investime që vin në këtë komunë.

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka akuzuar ish kryetarin Fatmir Izairin se vonesa për hapjen e fabrikës në Zhelinë është shkaku i tij pasi ai ka kërkuar haraç investitorit.

Ky investim është bllokuar 3 vite nga ish udhëheqësi paraprak, “vizionarë” për shkak se ju ka kërkuar haraç me shuma marramendëse” ka shkruar Sejdiu

Pas kësaj deklarate të Blerim Sejdiut,  portali TetovaSot ka marrë prononcim nga investitori se nëse ish kryetari i komunës ka penguar hapjen e Fabrikes dhe ka kërkuar mjete në përshpejtimin e procedurave. Ai shprehet se në komunën e Zhelinës ka qenë si në shtëpinë e vet, dhe as ka dhënë e as ka marrë para nga dikush për rregullimin e dokumentacioneve për Fabrikën

“Unë nuk merrem me ata çka shkruajnë, unë merrem me investimet, ne së shpejti fillojmë me punë, ne kemi pasur respektin më të madh në çdo institucion.  Unë kam qenë me investitorë të huaj dhe çdo orë është dukur e gjatë, ato janë procedura që duhet të kalojnë, çdo investitorë dëshiron sa më shpejt të kalojnë këto punë. Unë i falënderojë të gjithë institucionet që kanë marrë pjesë në urbanizimin e vendit, plotësisht komunën e Zhelinës, kam raporte të mira me Fatmirin, kam raporte të mira me Blerimin. Me fatmirin kam pas respekt maksimal, e falënderojë pa fund, edhe me Blerimin kam raport maksimal dhe e falënderojë dhe i urojë suksese në punë.

Interesi jonë është që të hapim vende punë, mu askush smë ka kërkuar mjete, as nuk i kamë dhënë askujt,  komunën e kam pas si shtëpinë time në aspekt të pareve s’ka asgjë të vërtet” thotë investitori i fabrikës Remizu për Tetovasot.

Nga ana tjetër, Famtir Izairi thotë se kjo është dobësi profesionale e Blerim Sejdiut pasi mundohet dështimet ti mbulojë me shpifje.

Dobësitë profesionale dhe paaftësitë e Tij, Blerim Sejdiu mundohet t’i mbulojë me shpifje publike. E kam të qartë se nuk e din çfarë është plan Urbanistik, si është urbanizuar ajo pjesë, sa procedura duhet kaluar për urbanizim, sidoqoftë këtë do ta tregojë koha.

Shpifjen publike se, unë e paskam kushtëzuar për Reket investitorin, një veprim shumë të ulët, që vërtetë nuk e kam menduar se do ta shkruaj publikisht, do ta procesoj me aktpadi për shpifje publike, e cila ishte një atak direkt në komentin e komunës së Zhelinës, kështu që nuk meriton ta komentoj më tepër” ka shkruar Izairi

Portali TetovaSot ka siguruar të gjithë dokumentacionin që ish kryetari I komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi e ka bërë për fabrikën e gomave në Zhelinë që sot mburet Blerim Sejdiu pa bërë asgjë.

Baby Boo