Investimi gjerman në Tetovë, Grubi: “Vazhdojmë të përkujdesemi për rritjen e vendeve të reja të punës”


Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka dhënë dritë jeshile Marrëveshjen me investitorin e ri gjerman në Tetovë për realizimit të investimit në vlerë prej 9 milionë eurove dhe hapjes së 300 vendeve të reja të punës. Për këtë çështje ka reaguar Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale Grubi ka thënë se vazhdojnë të përkujdeset për krijimin e klimës pozitive të investimit dhe rritjen e vendeve të reja të punës!

“Vazhdojmë të përkujdesemi për krijimin e klimës pozitive të investimit dhe rritjen e vendeve të reja të punës! Në seancën e sotme të Qeverisë sapo miratuam Marrëveshjen me investitorin e ri gjerman në Tetovë që i jep dritë të gjelbër realizimit të investimit në vlerë prej 9 milionë eurove dhe hapjes së 300 vendeve të reja të punës”, ka shkruar Grubi./indeks

Baby Boo