Investigimi i gazetarit rumun: Mbi 60 kompani fantazmë në Rumani në emër të shqiptarëve, pas rrjetit fshihen zyrtarë të lartë


Pothuajëse dhjetëra kompani rumune fantazmë po investigohen nga mediat rumune, pasi dyshohet se kanë mashtruar shtetin rumun duke përfituar miliona euro përmes TVSH-së. Këto kompani fiktive dyshohet janë në emër të disa shqiptarëve, të cilët mendohen se ndodhen në Lezhë.

Gazetari rumun Kozmin Savu, ka mbërritur në Lezhë. Banorët ose s’dinë gjë, ose kanë frikë të flasin. Megjithatë në të dyja rastet, duket qartë që shqiptarët janë përdorur nga persona të tjerë, të cilët janë edhe përfituesit e vërtetë, skemë kjo e ngritur për të fshehur gjurmët.

Qeveria pezullon statusin strategjik për resortin në Plazhin e Gjeneralit
Gazetari Savu thotë se ka ardhur në Shqipëri në kërkim të këtij rrjeti që ka përfituar nga dobësia e shtetit rumun, duke lënë shumë para të munguara në buxhetin e shtetit të Rumanisë. Dyshohet se ky rrjet ka pasur edhe mbështetjen e zyrtarëve të lartë rumunë.

Investigimi i gazetarit rumun: Mbi 60 kompani fantazmë në Rumani

Savu thotë se kanë kërkuar kompani të dyshuara për mospagim të taksave, pastrimit të parave nga krimi, apo thjesht mashtrimit të kompanive, bankave apo kompanive të tjera private. Sipas këtij gazetari investigativ, më pas këto kompani fantazmë janë vënë në emër të shqiptarëve që përfituesit kryesorë të humbisnin gjurmët.

Në dokumentet që ka investiguar Savu, thotë se në emër shqiptarëve u gjetën më shumë se 60 kompani dhe mënyra se si funksionon ky grup tregon se ka edhe shumë më tepër kompani. Në dokumentet e panumërta të kompanive fiktive, ekipi i emisionit rumun arritur të zbulojë të paktën 26 shtetas shqiptarë që rezultojnë si pronarë. Ata janë bërë pronarë dhe administratorë të kompanive me një histori të dyshimtë në Rumani.

Ai mbërrin në Kallmetin e Madh, aty takon Zefin, një prej pronarëve të kompanisë rumune.

Kreu i PS-së mbështet kandidatin e “BF” për Kurbinin: Socialistët të zhgënjyer, votoni Behar Haxhiun!
Gazetari thotë se Zefi është në brendësi të skemës, ai e di se çfarë ka ndodhur, apo si është përdorur emri i tij, megjithatë ka frikë të tregojë.

Gazetari më tej thotë se skema e mashtrimit me TVSH, dhe kompanitë me borxhe është bërë me përfshirjen e zyrtarëve të lartë rumunë.

I dha PDIU-së anëtarin e 4-t të GNV, PL ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ: Na takon neve!
“Komuna Gornet në Prahovë mund të binjakëzohej me Lezhën në Shqipëri. Të paktën nga pikëpamja e biznesit. Disa qytetarë nga këtu kanë ngritur kompani në Bukuresht dhe Ilfov, për t’ua dhënë dhënë shqiptarëve.

Kompania FRM TRANS iu transferua Zefit dhe mikut të tij shqiptar nga Nicolae-Vasile Laurentiu nga Gorneti i Prahovës.

Baby Boo