Intervistohet drejtori i Insajderit për veprën pe*nale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”


Drejtori i portalit “Insajderi”, Parim Olluri sot është marr në intervistim nga kr*imet e Rënda të Policisë së Kosovës për inicimin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën pe*nale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, kjo pas publikimit të një informate të premten sipas të cilës ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka neglizhuar nënshkrimin e kontratës me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina anti-COVID Pfizer dhe BioNetch.

Lajmin e konfirmoi vet Olluri në rrjetin e tij social në Facebook, në të cilën shkruan se sot në mëngjes Kr*imet e Rënda të Policisë zbarkuan në Insajderi.
“Nuk e di sa është i saktë njoftimi i Prokurorisë që thotë se ‘mediat nuk do të he*tohen’. Në mëngjes Kr*imet e Rënda të Policisë zbarkuan në Insajderi. Fillova intervistimin aty. Kërkuan që intervistimi të vazhdoj në stacion policor”, ka shkruar Olluri.

Ai po ashtu thotë se bashk me avokatin e Insajderit janë të obliguar që të paraqiten për intervistim në stacionin policor.
“Pas pak, bashkë me avokatin e Insajderit jemi të obliguar që të paraqitemi për intervistim në stacion policor”, ka shkruar ndër të tjera Olluri.

https://www.facebook.com/parim.olluri/posts/10222921734125317

Baby Boo