Intervistë |Dr.Kostadinovska: Stresi shkakton tension psikologjik, rrit depresionin e shanset për sëmundjet e zemrës


Stresi është një “fati i parashkruar” i njeriut në jetën moderne. E gjitha si pasojë e një ritmi të shpejtë të jetës, por edhe nga fakti i një kujtese nga e kaluara apo edhe ngjarje aktuale që shënjohet me ngarkesë të lartë emocionale.

Por, ka edhe mënyra për t’u përkujdesur apo menaxhuar stresin, e cila mëpastaj ndihmon në vlerësimin e situatave dhe momenteve të ngarkesës emocionale.

Sipas specialistes së psikiatrisë, Marija Kostandinovska, streset kanë një ndikim negativ, përfshirë gjendje të rënduar fizike e psikologjike.

“Përballë rrethanave të tilla, pra të ekspozuar ndaj stimujve stresues, ne hyjmë në një gjendje tensioni psikologjik. Nëse kjo vazhdon për një periudhë më të gjatë, rrit shanset për pasoja fizike dhe psikologjike, siç janë sëmundjet e zemrës, çrregullimet hormonale, ankthi dhe/ose depresioni”, shprehet dr. Marija Kostadinovska, specijalist psihjatër.

Baby Boo