Interesimi po bie, 697 mërgimtarë u regjistruan për 24 orë!


Të dhënat e fundit për regjistrimin e diasporës, tregojnë se ka rënë interesimi i mërgimtarët për t’u vetëregjistruar.
Nëse krahasohen të dhënat e ditës së djeshme, ku numri i të vetëregjistruarve arrinte në 177.875, për 24 orë orë, numri i të regjistruarve ka arritur në 178.572, transmeton TV21.

Sipas kësaj kuptohet, se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 697 mërgimtarë.
Ndërkohë, në Kuvend pritet të caktohet seanca plenare për Ligjin për regjistrim, me të cilin parashihet që procesi i regjistrimit të popullsisë rezidente të shtyhet për në muajin shtator. Megjithatë, zgjidhjet ligjore parashohin që regjistrimi i diasporës të vazhdojë pa ndërprerje.

Baby Boo