Interesim i ulët për vaksinim kundër COVID-19


Vaksinimi vazhdon, por me interesim tejet të ulët. Ata që prisni radhën ishin të moshës së shtyrë dhe kryesisht merrnin dozën e tretë. Në Poliklinikën e Bukureshtit në Shkup me të hapur dyert pacientët prisnin me formularë në dorë për të marrë vaksinën anti kovid.
Qytetarët që shpëtimin nga kovid-19 e shohin në imunizim iu bëjnë thirrje pjesës tjetër të pa bindur që të marrin sa më parë dozën e parë.

“Për dozën e tretë. Për shkak se ia vlen dhe mendoj se kështu e mbroj veten dhe rrethinën. Mendoj se të gjithë duhet ta bëjnë të njëjtën, posaçërisht ata mbi 60 vjeç. Ja unë i kam 85 vjet! Kam pasur pak dhimbje në krahun e majtë dhe asgjë tjetër”, thotë një qytetar.

“Për dozën e tretë kam ardhur. Përse vendoset ta merrni? Të gjithë thonë se duhet të merret, meqë kemi marr dy dozat e para se është më sigurt edhe të tretën po e marrim. Po flitet që pas disa muajsh të merret edhe doza e katër, do ta pranonit? Po, nëse thonë se duhet do ta merrja. Ndjeheni më i sigurt? Kam në shtëpi familjarë pozitiv, por ja që un me dy doza jam i mbrojtur dhe s’kam asnjë problem”, shprehet një qytetar tjetër.

Më të rinjtë që prisnin për të marrë dozën e parë nuk preferonin të flisnin para kamerës, por shumica na thanë se po marrin vaksinat për shkak të lehtësimit të lëvizjes jashtë shtetit.
“Rëndimi i situatës epidemiologjike në vend ka bërë që të zgjohet interesimi edhe për vaksinim. Këtu prapa meje po shihet që interesimi për vaksinim është shtuar sidomos për dozën e parë dhe të tretën”.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, vdekshmëria nga COVID 19 tek të pa vaksinuarit është 78%. Deri më tani mbi 1 milion e 760 mijë doza vaksinash janë dhënë, ku plotësisht të vaksinuar janë evidentuar mbi 817 mijë qytetarë. Thënë ndryshe mbi 39,2% e popullsisë është imunizuar plotësisht.

Baby Boo