Interesim i madh i qytetarëve për ta marr vaksinën antikovid


Pritje në radhë por pa ngarkesa u regjistruan në punktet e improvizuara të vaksinimit nëpër vendbanime të ndryshme. Në ambientet e Shkollës Fillore “Dituria” në Saraj vërehej interesim i madh i qytetarëve për të marr vaksinën anti Kovid.
“Në ditën e dytë të vaksinimit në teren nga ekipet mobile në zonat më rurale por edhe ato periferike të kryeqytetit ka bërë një interesim të madh të qytetarëve edhe nga ata që ishin më skeptik dhe nuk janë paraqitur deri më sot fare për vaksinim.”

Qytetarët thonë se nuk hezitojnë të vaksinohen tani që imunizimi bëhet shumë afër shtëpive të tyre.
“As nuk e kam pasur ndërmend po qaty në kafene më thanë se po japin vaksina te shkolla dhe menjëherë erdha. Ashtu e vendosa, nuk e ke planifikuar më herët? Desha të shkoj te mjeku amë por jo sot po nesër.”
“Me datën 5 më thanë të shkoj atje por kur mora vesh se vijnë te shkolla të na japin vaksina thash faleminderit nuk na mundojnë të shkojmë atje”.

“Në vend se me termin të shkosh të Boris Trajkovski nuk mund të prisja sot e vendosa se këtu jetoj unë në Saraj thash më afër, edhe shoqes i tash ajo do vijë më vonë. Duhet të dalin të gjithë për shëndetin tonë.”
“U paraqita por nuk shkova se nuk e kisha parë mesazhin kur më ka ardhur dhe tash e mora vesh që ka në Bukoviq, kur shkova atje më thanë janë në Saraj prandaj erdhëm këtu me shoqen t’i marrim vaksinat.”

Personeli mjekësor thotë se posedon me vete edhe pajisje intrevente por që nuk ka pasur nevojë t’i përdorë për ndonjë efekt anësor të çastit. Sipas Stamenkovskës nesër ekipi mobil do të jetë në fshatrat e Petrovecit në Shkup. Por, edhe në çdo periferi të qyteteve të tjera.
Mendoj se është e qëlluar imunizimi nga terreni ku përfshihen shumë vendbanime, të cilët nuk kanë pasur mundësi të udhëtonin deri te pikat e vaksinimit në qytet.

Gjithashtu shtendosen turmat e pritjes nëpër Poliklinikat ku për momentin po zhvillohen në katër pika: “Bukuresht”, “Jane Sandanski”, “Çair” dhe nga dje filloi vaksinimi në pikën e re në “Shuto Orizare – tha Katerina Stamenkovska, Personel mjekësor.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet. Dje gjithsej janë vaksinuar 9,335 qytetarë. Deri më tani, gjithsej janë dhënë 676,620 doza të vaksinave anti kovid, prej tyre të dyja dozat e vaksinave i kanë marrë rreth 249 mijë qytetarë.

Baby Boo