Interesim i madh i kompanive për fonde për inovacione në Maqedoni

Kompanitë e vogla dhe të mesme kanë treguar interes të madh për mjetet me të cilat do të financohen projektet inovative të mikro-kompanive dhe kompanive të vogla. Sipas zv.kryeministrit Koço Angjushev dhe drejtorit të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski, rezultatet preliminare në thirrjen e parë nga plani për rritje ekonomike për financimin e inovacioneve, tejkalojnë parashikimet e Qeverisë.

Baby Boo

Gjithsej kanë aplikuar 236 kompani. 83 kompani janë mikro-kompani, 115 kompani janë të vogla, të tjerat janë të mesme dhe të mëdha. Investimi i plotë i të gjithë kompanive që kanë aplikuar është 52 milionë euro, të cilat kërkojnë 33 milionë euro nga fondi, ndërsa 19 milionë euro do të ishin investim i tyre personal.

Zv.kryemnistri Koço Angjushev tha se ka aplikime nga të gjitha qytetet e Maqedonisë dhe nga të gjitha sferat, si industri, arsim, mjeksi, por më të mëdha janë aplikimet nga IT industria. Ai nënvizoi se Qeveria do të mbështesë projektet të cilat do t’i kalojnë dy filtrat paraprak.

Me realizmin e projekteve të planifikuara, kompanitë planifikojnë të punësojnë 1323 persona, prej të cilëve 324 persona punonjës së rinj, si dhe 981 të punësuar paraprak. Rroga mesatare e të punësuarve të këtyre kompanive do të jetë rreth 43 700 denarë.

Restorant Lumare