Inter-Milan – Kush do ta fitojë titullin e Serie A?


Vetëm dy pikë ndajnë Milanin dhe Interin në tabelën e Serisë A, por lojtarët e Simone Inzaghit kanë një lojë më pak. Pra, kush do ta fitojë titullin këtë sezon?

Të dyja skuadrat milaneze fituan gjatë fundjavës. Nerazzurrët triumfuan ndaj Romës së José Mourinhos të shtunën, ndërsa kuqezinjtë vulosën një fitore 2-1 në Lazio falë një goli të nga Sandro Tonali të dielën mbrëma.

Interi do të luajë ndeshjen e mbetur ndaj Bolognas dhe nëse fiton do të kalojë në vendin e parë, me një pikë më shumë se rivalët e qytetit, transmeton Klankosova.tv.

Nerazzurrët duket se do të kenë ndeshje më të lehta kundër Udineses (jashtë), Empoli (në shtëpi), Cagliari (larg) dhe Sampdoria (në shtëpi), plus finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit më 11 maj, midis ndeshjeve kundër Empolit dhe Cagliarit.

Derisa kuqezinjtë do të presin Fiorentinën në fundjavën e ardhshme, më pas do të udhëtojnë në Verona dhe do ta mbyllin sezonin me një ndeshje në shtëpi kundër Atalantës dhe një takim me Sassuolo në stadiumin Mapei.

Interi duket paksa i preferuari, por parashikimet kanë ndryshuar nga java në javë në Serie A këtë sezon dhe tani nuk ka më vend për gabime.

Baby Boo