Inteligjenca britanike: Trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës


Trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës, duke u kthyer në Bjellorusi dhe Rusi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe. Sipas vlerësimeve të shërbimit inteligjent britanik, disa nga ato njësi do të transferohen në lindje të Ukrainës për të lu*ftuar në Donbas, por do të jetë e nevojshme të plotësohen forcat.

“Çdo zhvendosje masive nga veriu mund të marrë të paktën një javë”, tha ministria në Twitter.
Ministria britanike thekson se granatimet ruse në qytetet në lindje dhe jug të Ukrainës kanë vazhduar dhe se trupat ruse kanë avancuar në jug të qytetit të rëndësishëm strategjik Izjum, i cili është nën kontrollin e tyre./Anadolu Agency/

Baby Boo