Institucionet e Maqedonisë tallen me diasporën!


KSHZ doli me deklaratë se ata mërgimtarë që duan të votojnë duhet të vinë në vendlindje! Me këtë KSHZ dhe vetë qeveria treguan qartë se sa (?) në të vërtetë brengosen për diasporën! Me këtë KSHZ dhe qeveria i shpallën tallje publike diasporës, kështu që diaspora nuk ka tjetër rrugëdalje përveç se të sfidon këtë sfidë poshtëruese me mjete reciproke!

Ne e kemi bërë detyrën tonë dhe kemi dashur mirëkuptim nga institucionet, kemi biseduar në mënyrë krejtësisht civilizuese me ministrin e diasporës z. Edmond Ademi dhe kemi bërë kërkesa të cilat janë reale, kërkesa këto që arrihen po qe se ka një çik mirëkuptim nga institucionet?! Mirëpo edhe një vjet pas këtij takimi dhe kërkesave tona me shkrim, ne nuk kemi përgjigje, kështu që i bie kot ne të ju drejtohemi këtyre institucioneve të cilat tregohen të shurdhra kundrejt diasporës!

Votimi përmes mjeteve elektronike tani më me dekada zhvillohet në vendet e Evropës, Maqedonia nuk mundet të shkon paralel me këtë zhvillim, apo nuk donë?!

Ne tani e tutje do të kemi punë vetëm me institucionet Evropiane dhe State Departamentin Amerikan, mbase institucionet vendore duan te tallen me ne!

Alisetar Ramadani, Sekretar i LDSHM-së SHBA / Evropë

Baby Boo