Institucionet e Maqedonisë pa kapacitete për përballjen me zjarret

Edhe pse për momentin temperaturat nuk janë të larta krahasuar me vitet e fundit megjithatë institucionet po ndërmarrin masat e nevojshme për përballje me zjarret e mundshme por se sa do të kenë sukses mbetet të shihet duke marr parasysh problemet me mungesën e mjeteve dhe fondeve të nevojshme, njofton Alsat M.

Baby Boo

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka mungesë të resurseve njerëzore si dhe me mungesë të mjeteve teknike për t’ju bërë ballë situatave të tilla. Buxheti i kësaj Drejtorie është rreth katër milion euro, shumë e cila sipas drejtuesve, nuk është e mjaftueshme për tu përballur suksesshëm me situata të jashtëzakonshme.

Ligjërisht, intervenimi i parë në rast të katastrofave natyrore i takon komunave. Kreu i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim thotë se gjatë viteve të kaluara këto njësi kanë qenë jashtë funksionit, gjë e cila ka çuar deri në mosmenaxhimin profesional të gjendjeve të jashtëzakonshme.

Restorant Lumare