Instagram i bllokon llogarinë përdoruesit me emrin Metaverse


Instagram kërkoi falje ditën e sotme pasi gabimisht ka bllokuar llogarinë një artisteje me pseudonimin @metaverse.
Më 2 Nëntor teknologjistja Australiane dhe artistja Thea-Mai Baumann mësoi se ishte bllokuar ngaqë pretendon të ishte dikush tjetër.

Pes ditë më parë, kompania mëmë e Instagram, Facebook ishte ribranduar në Meta. Baumann kishte hapur llogarinë e saj Instagram në 2012.
Llogarinë @metaverse e ka përdorur për të promovuar punën e saj kreative dhe biznesin e realitetit të shtuar.

Më 28 Tetor, ditën e ribrandimit të Facebook, ajo kishte më pak se 1,000 ndjekës, ndërsa aktualisht 2,800. Por vendimi për ti çaktivizuar llogarinë e goditi rëndë.
Llogaria ishte një dekadë pune dhe përpjekjet për të rikthyer llogarinë ishin të pasuksesshme. Vetëm pasi kontaktoi me New York Times, një muaj më vonë Instagram e pranoi gabimin.

Baby Boo